13.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Letër Anila Hoxhës dhe Klodiana Lalës

    Nga Bledi Mane

    E dashur Anila, e dashur Klodi! Po ju shkruaj ju të dyjave si beniamine të Spak-ut, juve që lajmi u vjen përpara se të ndodhë, juve eksperteve të plagosjeve, të trafiqeve e të vrasjeve.

    Ju të dyjave që nuk u shpëton lajm nga pisllëqet e këtij vendi, dua ta di si u ndjetë mbrëmë? Ju që u bëni ekspertizën plumbave rikoshetë, ju që kokainës i bëni analizat, ju që flisni direkt me kriminelin, me prokurorin dhe me gjykatësin pse heshtët dje dhe sot?

    Ju jeni vetë gra, motra, nëna a nuk gjenit dot një hapësirë të vogël mediatike e të ulërisnit? Të klithnit kundër fabrikimit, poshtërimit dhe linçimit që u bëhet grave në këtë vend me gjasme video erotike e pornografike.

    Ju të dyja që dini edhe sa dashnore kanë kriminelët, ju që dini edhe çmimet e brekëve të gocave në Dubai, ju që publikoni çdo përgjim komunikimesh, ju që 12 orë të ditës e kaloni te oborri i prokurorisë Spak pse nuk e nxirrni videon erotike të Belinda Ballukut.

    Nëse nuk e keni ju pse nuk investigoni kush e ka, kur është bërë, si është bërë. Nxirreni pra ta rëzojmë së bashku qeverinë nga ky skandal i madh ose përndryshe ulërisni për lajmet e rreme.

    Nesër do jetë vonë e ndoshta hakmerret mileti dhe fabrikojnë lajme e video edhe për ju. Në këtë vend me 980 portale lajmesh dhe me 1 milionë profile fallco mund të vrasësh mediatikisht cilindo dhe kurdo pa më të voglin shqetësim karakterial apo ligjor.

    Nesër ku i dihet, ata qytetarë që u keni rënë në qafë me lajmet tuaja mund të hakmerren e mund të shpërndajnë lajme të poshtra edhe për ju. Ndërkohë vras mendjen si mund të duken gazetaret e kronikës së zezë në një video me pullë të kuqe?

    Me respekt Bledi Mane, gazetar i kronikës së bardhë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit