6.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më fusni mua në burg” – Avokati i Metës sulmon Monika Kryemadhin: Ajo është emocionale

    Monika Kryemadhi doli garante për të zënë vendin e Metës në burg, madje konsideroi edhe Genci Gjokutaj avokat “jo serioz” teksa doli nga Gjykata pas konfirmimit të masës së sigurisë.

    Avokati i Ilir Metës, e quajti atë deklaratë si një “humor të papërshtatshëm”, ndërsa tha se ishte një deklarim emotiv i saj.

    “Ishte një humor i papërshtatshëm sepse nuk kam tagrin të bëjë kërkime për Monika Kryemadhin. Ishte një deklarim emotiv i saj, ashtu e ka menduar.

    Kryemadhi, e para, ndihmon veten. Ajo ndihmoi veten pasi ka të njëjtën pozitë proceduriale. Ajo tha një të vërtetë që përputhet me të vërtetën dhe deklaratat e Metës”,

    I pyetur nëse Monika Kryemadhi i ka kërkuar asistencë ligjore, avokati u shpreh:

    “Nuk më ka kërkuar asistencë ligjore sepse ajo ka mbrojtësit e saj dhe kam edhe një konflikt interesi në kuptim të ligjit, pasi nuk mund t’i mbrojë njëkohësisht të dy pasi kanë qëndrime të ndryshme. Nesër qëndrimi mund të ndryshojë dhe këtë nuk e lejon ligji”, tha avokati

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit