I ftuar në “E Diel” gjinekologu Shkëlqim Balili ka folur në lidhje me marrëdhëniet seksuale në Shqipëri.
Ai tha se marrëdhëniet seksuale jo të shëndetshme sjellin dhe tragjedi, si vetëvrasje tek adoleshentët.
“Marrëdhënia seksuale është biologjike dhe e ka dhënë Zoti.
Mirëpo ka disa gjëra që janë shumë të rëndësishme që janë jetike, të domosdoshme.
E para, të mos prishet familja, e dyta, të prevenohet shtatzania e padëshiruar, sepse sjell trauma.
Kam konstatuar se prindërit duhet të jenë më të përkushtuar në periudhat që kalon fëmija.
Edukimi seksual duhet të bëhet me gojë të hapur, i plotë dhe i pashmangshëm, që nga mosha 5-7 vjeç.
Para pak ditësh isha në një konsultë ku një 12-vjeçare ka ngelur shtatzënë nga një 23-vjeçar me precedentë penalë”, – rrëfeu mjeku.