8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga “Tigri i Malajzisë”, te Vandam dhe Ezel, ja lista me emrat e çuditshëm që shqiptarët iu vendosin fëmijëve të tyre

    Kur vjen një fëmijë në jetë, emri që do të mbajë është shumë i rëndësishëm. Prindërit mendojnë idetë nga më të ndryshme. Në këtë artikull do të ndalemi tek disa raste kur njerëzit janë frymëzuar nga filmat, personazhe fiktivë, aktorë, futbollistë etj.Sipas të dhënave të INSTAT, të paktën 31 persona në Shqipëri mbajnë emrin Sandokan. Këtë personazh e kemi parë në televizion si serial të animuar, por edhe film. Sandokan është një personazh i krijuar nga autori italian Emilio Salgari.

    Në vitin 1883 ai publikoi për herë të parë aventurat e piratit, i cili përgjatë Detit të Kinës Jugore njihej si “Tigri i Malajzisë”. Tarzani është një tjetër emër i marrë nga filmat e animuara dhe i përdorur në Shqipëri. Nga të dhënat rezultojnë se 33 persona mbajnë emrin e tillë. Tarzanin jemi mësuar ta shohim në filmin e animuar në vitin 1999 ku pasi u rrit në xhungël, personazhi arrin të prekë civilizimin. Por shqiptarët nuk janë fiksuar vetëm pas filmave të animuar. Së fundmi, serialet turke kanë sjellë shumëllojshmëri emrash më të ndryshëm.

    Megjithatë më pikanti është “Ezel”. Personazhi i luajtur nga Kenan Imirzalioglu fitoi zemrën e shumë shikuesve dhe mesa duket tek një pjesë ka lënë një shenjë të fortë. Të paktën 21 persona mbajnë emrin Ezel në Shqipëri.“Ezel” ishte një serial turk dramë krimi i cili është transmetuar edhe në TV Klan. Seriali u bazua në romanin Konti i Monte Kristos i shkruar nga Dumas dhe ishte përshtatur në mënyrë të tillë sa xhirimet u zhvilluan në disa shtete, Turqi, Qipro, Kroaci, Angli dhe Bosnje.

    Por nuk ngelet pas edhe pëlqimi i shqiptarëve për aktorët. Një ndër më të pëlqyerit në vitet ’90 ka qenë Jean-Claude Van Damme. Me sa duket, ai ka qenë shumë i pëlqyer, aq sa 18 persona kanë marrë për emër mbiemrin e tij, Vandam.

    Shqiptarët nuk kanë lënë pas edhe dashurinë për futbollin dhe ua kanë transmetuar atë fëmijëve, deri në emër. Më së shumti janë emrat e futbollistëve brazilianë.1484 qytetarë në Shqipëri mbajnë emrin Ronaldo, 121 Rivaldo dhe 13 Ronaldinjo. Ndërkohë tifozët italianë dhe të Milanit duket se kanë përdorur emrin e kapitenit legjendar të kuqezinjve, Maldini. Plot 89 persona mbajnë këtë emër.

    Ajo që shihet në të dhënat e INSTAT, përveç përdorimit të emrave të huaj është edhe mënyra se si shkruhen në regjistrin e Gjendjes Civile. Për shembull, 16 persona mbajnë emrin William, pavarësisht se në alfabetin e gjuhës shqipe nuk ekziston “w”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit