14.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një gazetar që e pranon hapur, se Ilir Meta i ndihmon (paguan)

    Ilir Meta konsiderohet si një prej politikanëve jo vetëm më të korruptuar, por dhe që korruptonte të tjerët.

    Në borderonë e tij thuhet se ka pasur dhjetëra gazetarë.

    Një prej tyre, me emrin Almer Toska, gjatë një interviste për Report TV, e pranon se Meta iu gjendje pranë gazetarëve.

    “Ka mbi 1 vit që diskutohet arrestimi i Metës, Berishës, Veliajt. Kam një raport miqësor me zotin Meta.

    Them se është arrestuar njeriu që është gjendur më pranë gazetarëve, që ka kontribuar më shumë në politikë me vendimet që ka marrë në favor të Shqipërisë.

    Është ndëshkuar që i përgjigjej njerëzve kur ata kishin halle. Prindërit që vinin me fëmijë në dorë dhe kërkonin punë nuk i kthente duar bosh.

    Gabimi i madh që hëngri darkën e ngjalave. Kalvar i gjatë që u konkretizuar dje”, tha gazetari Toska.

    “Është Meta që e solli Ramën. Që mbështeti reformën në drejtësi, kurban i reformës. Me arrestimin e tij shqiptarët nuk janë zgjuar më të pasur, nuk janë rritur pagat.

    Arrestimi është armë e shtuar në dorën e qeverisë. Ata që deshën të luftojnë qeverinë ndjehen të frikësuar.

    Mendoj se Meta, mund të jetë një goditje e rastit McGonigal. Mund të ketë një lobues pranë SPAK në emër të amerikanëve.

    Mund të jetë Rama, pasi kërkon 100 mandate, e zyrtarizon objektivin. Video e turpshme, çnjerëzore. Trajtuan ish presidentin, ish- kryeministrin, si kriminel. I takon Metës dhe avokatëve të përballen me drejtësinë. Por pamja dje ishte shumë e rëndë”, vijoi ai.

    Shumë gazetarë dhe analistë, janë vënë në garë kush të mbrojë Metën.

    Dhe një prej tyre, të paktën e pranon publikisht arsyen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit