spot_img
spot_img

Një pamje që askush nuk do të donte ta shihte, për fëmijën e vet

spot_img

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kaluar natën e parë në qeli pas arrestimit mesditën e djeshme në hyrje të kryeqytetit në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës.

Ai u arrestua me kërkesën e SPAK dhe ndodhet në paraburgim te “Mine Peza”.

Në media kanë qarkulluar pamje të djalit të tij, i cili i shkon për vizitë duke mbajtur në dorë një qese me ujë dhe sende personale.

Një pamje që askush nuk do të donte ta shihte, për fëmijën e vet.

Por kështu është kur vjedh dhe nuk mendon për pasojat!

Mbi ish-presidentin Ilir Meta rëndojnë disa akuza; nga afera CEZ-DIA, te lobimi në SHBA dhe fshehja e të ardhurave.

Lajmet e fundit