6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një triller i denjë për film në Tiranë: 37-vjeçarja mori peng të ish- të dashurin, pasi i zhvati 30 mijë euro

    Mediat kanë publikuar detaje të reja nga një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e ditët e fundit. Një 31-vjeçar i identifikuar si Emil Sorra u mor peng nga 3 persona në zonën e Laprakës dhe u dhunua prej tyre për një histori borxhi.

    Pasi mundi të shpëtojë ai denoncoi ngjarjen në polici dhe 2 prej tyre janë arrestuar. Shkëlqim Koçeku dhe Denada Çezmja dolën këtë të martë para gjykatës ku u zbardhën edhe detaje mbi atë që ka ndodhur.

    Gjithçka nisi kur Denada Çezmja, e cila kishte njohje me Emil Sorrën, i kërkonte këtij të fundit shuma të mëdha parash, duke përdorur justifikime të ndryshme.

    Në dokumentet e lexuara në gjykatë thuhet se 37-vjeçarja gënjente djalin me të cilin thuhej se frekuentohej, se kishte nevojë për para pasi kishte nënën të sëmurë me kancer, duke i marrë atij shuma të ndryshme që në total kishin arritur në gati 30 mijë euro.

    “Kam mamin sëmurë me sëmundje të rëndë, dua të bëj divorcin dhe jam në hall”, – mësohet se i shprehej Çezmja djalit, ndërsa ai vijonte t’i jepte para. Pasi i mori disa herë shuma të ndryshme, vajza ndërpreu çdo kontakt me djalin, duke fikur edhe telefonin.

    Ky i fundit i gjendur përballë kësaj situate i kishte dalë disa herë në rrugë 37-vjeçares, ku i kërkonte lekët. Kjo ka bërë që vajza të kërkonte ndihmë te miku i saj, Sulltan Piraçi me pretendimin se Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të.

    Piraçi kishte marrë me vete edhe dajën e tij, Shkëlqim Koçekun dhe të dy bashkë me 37-vjeçaren e kanë marrë peng të riun. Pasi e çuar në një shtëpi, ata kishin dhunuar dhe kërcënuar të riun.

    Ata e kanë filmuar aktin e tyre me qëllim që t’a shantazhonin më pas dhe që ai të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro.

    Por pavarësisht këtyre presioneve edhe dhunës, djali pasi ishte liruar nga pengmarrësit, kishte shkuar në polici, ku kishte rrëfyer ngjarjen.

    Gjykata i la në burg Shkëlqim Koçekun dhe Denada Çezmja, ndërsa në kërkim është Sulltan Piraçi. Ata akuzohen për veprën penale ‘Heqje të paligjshme të lirisë’.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit