13.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olta Gixhari flet me bindje: Luizi do ta vazhdojë lojën pa Kiarën, është lodhur duke i dhënë sqarime asaj

    Olta ka një mendim ndryshe për ecurinë e lojës së Luizit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Aktorja, teksa po fliste ditën e sotme me Kristin, tha se Luizi dëshiron që Kiara të dalë nga shtëpia, pavarësisht se nuk e thotë dot këtë gjë. Ajo shtoi se Luizi e dashuron Kiarën, por në këtë lojë mezi po pret të jetë vetëm.

    Sipas saj, përveç lojës që duhet të bëj, Luizi ‘detyrohet’ t’i japë shpjegime Kiarës për çdo dhe kjo situatë e lodh akoma më shumë.

    “I kam thënë, ti duhet ta vazhdosh lojën vetëm Luiz. Tani ai duhet t’i japë edhe sqarime asaj. Ai po lodhet ‘double’ për çdo gjë, më beso se ai do që ta luajë vetëm. Nuk e thotë dot dhe nuk ka për ta thënë kurrë. Te Luizi unë lexoj disa gjëra që nuk i thotë. Jam e sigurtë se do donte ta vazhdonte vetëm dhe ka të drejtë. Është lodhur ai nga kjo histori” u shreh Olta.

    Por, në lidhje me këtë deklaratë, Olta është kundërshtuar nga Luizi, pasi sipas tij, ai dëshiron që Kiarën ta shpallë fituese dhe jo ta largojë nga shtëpia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit