4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas debateve dhe ofendimeve, Stresi i kërkon Einxhelit falje publike!

    Më shumë se një vit më parë, Arkimed Lushaj apo Stresi sic e njohin të gjithë, u përfshi në një debat me Einxhek Shkirën e përpasjet mes dyshes vazhdon edhe më pas, në formë thumbash e ofendimesh ndaj njëri-tjetrit në dalje të ndryshme televizive.

    Madje reperi e sulmoi moderatoren edhe gjatë kohës kur ishte në shtëpinë e Big Brother VIP duke e cilësuar si “naive” dhe si një model që nuk duhet ndjekur.

    Megjithatë, së fundi ai duket sikur është tërhequr nga ky qëndrim. I ftuar në  “E Diel” në Top Channel teksa po zhvillonte një lojë iu kërkua t’i kërkonte falje publike Einxhelit, i cili nuk hezitoi të bënte një gjë të tillë.

    “Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por situata ishte ndryshe. I kërkoj falje çdo femre, sidomos Einxhelit. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht.

    Nuk kam asnjë gjë, është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në Big Brother”, ka thënë ai. Einxhel vetë nuk ka bërë ende asnjë reagim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit