14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Pse u ndërtua 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

    Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, foli për fortifikimin e Shqipërisë në kohën e komunizmit për të cilin tha se ishte unik në botë.

    “Sa i takon fortifikimit në Shqipëri, thuhet se ishte një harxhimi i madh që varfëroi vendin. Në vendin tonë ka rreth 230 mijë qendra zjarri. Zor se me ato para që u ndërtuan këto bunkerë do të merrnim më shumë se 4 avionë gjuajtës modernë të asaj kohe.

    Nëse nuk do të kishim mbrojtjen, duhet të kishim sulmin por me kaq avionë, nuk mund të bënim asgjë. Për më tepër që kostoja e mirëmbajtjes është shumë e madhe.

    Unë e quaj zgjidhje racionale të kohës. Sepse Shqipërisë nuk i jepte kush armatim modern, por as mundësi ekonomike nuk kishte. Nga ana tjetër ky fortifikim nuk ishte vetëm për ushtarët, por për të gjithë popullsinë.

    Në 1992 shefi i përgjithshëm i shtabit të Turqisë, erdhi në Shqipëri dhe e çuan në disa rajone. Më pas drejtori i Xhenjos i Shqipërisë shkoi në Turqi dhe turqit e pyetën se çfarë kishte të veçantë fortifikimi në Shqipëri, se shefi i shtabit i kishte thënë që duhet të merrnin shembull nga vendi ynë sa i takon fortifikimit.

    Fortifikimi shqiptar ishte unik, sepse ishte e re, e paimituar nga vendet e tjera. ishte një zgjidhje e mirë për kohën”, u shpreh ish-koloneli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit