Qeveria shqiptare i ka miratuar statusin e investitorit strategjik Jared Kushner, kompania e të cilit planifikon të ndërtojë një resort luksoz në ishullin e Sazanit.
Investimi i parashikuar i “Resort Turistik Ishulli i Sazanit” prej 1.4 miliardë eurosh përmbush kriteret e parashikuara në legjislacionin për investimet strategjike”, thuhet në vendimin e qeverisë për dhënien e statusit.
“Investimi i projektuar plotëson kriteret për numrin e vendeve të punës siç kërkohet me legjislacionin për investimet strategjike. Gjatë pjesëve zhvillimore dhe operacionale të investimit parashikohet punësimi i 1000 personave”, thuhet në vendim raporton Balkan Insight.
Në vendimin e qeverisë theksohet se projekti do të zërë rreth 562 hektarë, nga të cilët rreth 45 hektarë do të zhvillohen.
Kushner gjithashtu planifikon të ndërtojë një resort me vila në Zvërnec. si dhe të zhvillojë qendrën e Beogradit me hotele shumëkatëshe.