14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama flet për largimin nga politika: Do jem shumë i lumtur, por s’më lë meraku si do shkojnë punët pa mua…

    Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se e mendon heqjen dorë nga puna e tij, teksa theksoi se “do të ishte shumë i lumtur”.

    Por, kryeministri, në podkastin e tij “Flasim”, shtoi se “problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna këtu, puna atje”.

    “Sa herë mendoj unë “Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur”, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna këtu, puna atje.

    Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit