17.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama: PS si urban i unazës, të zbret në një stacion dhe të rimerr nëse nuk e gjuan me gurë

    Zgjedhjet lokale janë në prag dhe korridoret e Partisë Socialiste po ziejnë se kush do të jetë në garë për 14 majin.

    Burime nga PS bëjnë me dije se një pjesë e kryebashkiakëve nuk do të rikonfirmohen për një tjetër mandat. Listën e tyre Rama e ka gati, ndërsa zyrtarizimi pritet më datë 25 mars, atëherë kur mblidhet Kryesia.

    Në bazë kanë nisur përplasjet e forta sidomos për ata që nuk do jenë më. Deri më tani dihet që Saranda, Vlora, Kuçova dhe Bulqiza nuk do të rikonfirmohen.

    Këto ndryshime kanë ndikuar disi te balancat e vendosura në bazën e socialistëve dhe disa prej kryebashkiakëve që nuk janë konfirmuar kanë shfaqur pakënaqësi.

    Pikërisht këto pakënaqësi, që mund të çojnë në rrjedhje votash, janë ajo çfarë Rama ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë. Nisur nga sulmet që po ndodhin nga brenda PS, kryesocialisti është detyruar që të ftojë në një darkë të gjithë kryetarët e bashkive.

    Darka ka qenë javën e kaluar në Pezë. Në fjalën e tij, Rama ka qenë i fokusuar te lufta e brendshme që po ndodh në Partinë Socialiste.

    Duke iu drejtuar kandidatëve që nuk do të jenë më, Rama ka thënë se Partia Socialiste është si një autobus i unazës, që të lë në një stacion dhe në rrugën pasardhëse të rimerr sërish nëse nuk e ke gjuajtur me gurë.

    Gjatë këtij fjalimi, Rama ka qenë duke iu drejtuar kryetarit të Bashkisë së Sarandës i cili nuk do të rikandidohet. Por, mesazhi ishte edhe për të tjerë si ai. Rama ua la hapur derën e PS-së, por me kusht që të mos gjuajnë me gurë partinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit