Duket se marrëdhëniet mes Rogertit dhe banorëve të tjerë të “Big Brother VIP 5” janë tensionuar ndjeshëm, teksa thuajse e gjithë shtëpia është kthyer kundër tij. Sjellja e Rogertit ka nxitur reagime të forta, pasi ai i ka provokuar vazhdimisht banorët, duke mos kursyer as familjarët dhe miqtë e tyre.
Gjatë ditës së sotme, Rogerti është përfshirë në disa debate të njëpasnjëshme, mes tyre edhe me Mateon. Në përplasjen mes tyre, Rogerti iu drejtua Mateos me fjalë fyese, duke e quajtur “lëpirës i dashurisë” dhe duke pretenduar se nuk ka asnjë vajzë që e do, por vetëm ndjek vajzat gjatë gjithë kohës. Debati u ashpërsua edhe më tej, kur Rogerti e akuzoi Mateon se jeton me paratë e familjes dhe se vetë nuk ka arritur asgjë në jetë. Këto deklarata kanë tensionuar edhe më shumë atmosferën në shtëpi, duke sjellë reagime të forta nga banorët e tjerë.
Pjesë nga debati:
Mateo: Je këlysh i vogël që nuk përballesh dot me mua
Rogerti: Ti je lëpirës i dashurisë, ti nuk ke asnjë femër që të do, po ndjek femrat gjithë kohës, jeton me lekët e familjes, nuk ke lekë të tua
Mateo: I falenderoj, shyqyr i kam, falenderoj Zotin çdo ditë
Rogerti: Po mos kujto se ke arritur gjë në jetë, se nuk ke arritur asgjë, i thua vetes trajner personal me lekët e familjes.



