6.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Saimir Pirgu sjell albumin e ri: Një homazh për Shqipërinë dhe artin ndërkombëtar

    Saimir Pirgu, tenori që na ka krenuar kudo në botë, rikthehet me një album të ri, i cili mban emrin e artistit. “Saimir” është albumi i fundit i tenorit, që vjen në formatin CD, pra, e vogël në përmasa, por me një përmbajtje të pasur shpirtërore për të gjithë ata që ndiejnë dashurinë për muzikën klasike.

    Albumi përmbledh 21 arie, të interpretuara me një ndjeshmëri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm nga Pirgu, i cili gjen frymëzim në figurën e mentorit të tij, Luciano Pavarotti. Kulmin e këtij udhëtimi artistik e arrin me interpretimin e tij të “Nessun Dorma,” kryevepra muzikore e krijuar nga Giacomo Puccini, e bërë e famshme pikërisht nga Pavarotti, të cilën Pirgu e sjell në mënyrën e tij unike dhe emocionuese.

    Përmes albumit “Saimir,” tenori i bën homazh Shqipërisë, duke u shprehur se ky projekt është një dedikim për vendin e tij të lindjes.

    “Ky album është një udhëtim përmes shekujve 19 dhe 20 në Europë. Shijojeni!” – u shpreh Saimir Pirgu për “The New York Times”, që e ka cilësuar Pirgun si “Tenori nga Ana e Errët e Hënës.”

    Albumi është bërë i aksesueshëm në të gjitha platformat digjitale si Apple Music, Spotify, Deezer, Pandora dhe Tidal, ndërsa për ata që duan ta kenë pjesë të koleksionit, mund ta gjejnë edhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

    Ka edhe një surprizë! Saimir Pirgu do të interpretojë më 6 dhe 8 nëntor në rolin e Cavaradossi-t, në operën e famshme “Tosca”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit