Gjergj Luca me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një feste në “Fish City” në Labinot të Elbasanit.
Nën ritmet e muzikës dhe duke kërcyer, Luca ka dhënë një sugjerim mjaft interesant.
Me nota ironie, ai kujton faktin se drejtuesi politik i Elbasanit ndodhet pak hekurave, kësisoj kërkon të jetë i pari në listë për ta zëvendësuar.
“Meqënëse Ervin Slianji është në burg dhe Elbasani ka mbet bosh, dua emrin në listë i pari se jam treguar burrë e të kam qëndruar përballë jo si këta lëpirësat me korespodencë që kur kërcëjnë nuk dinë ta dredhin belin por mbeten amator o doktor…” shkruan sipërmarrësi.
Po ashtu nuk ka harruar t’i urojë Berishës festat, duke e etiketuar si “doktori i ndjenjave politike-demokratike”.