4.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shpërthimi i Ramës: A ka faj BE për korrupsionin në Shqipëri?

    Forumi ekonomik i Davosit deri një dekadë më parë ishte eventi më i rëndësishëm me të cilin niste viti. Ai mblidhte udhëheqësit kryesorë të Perëndimit dhe të mbarë botës dhe ishte vendi ku ngjizeshin vendimmarrjet më me ndikim në jetën e qytetarëve, që më pas pasqyroheshin në mediat më të mëdha botërore.

    Por, forumi sot është zhvlerësuar në një event mediokër, ku lajmi më i bujshëm që prodhoi ishte deklarata e Kryeministrit Edi Rama me shprehjen ‘Karma is a Bitch’.

    Me këto fjalë, Rama iu drejtua kryetares së Parlamentit Europian, duke i përqeshur në fytyrë ngjarjen e ditës në Bruksel, ku eurodeputetë, ish-eurodeputetë dhe zyrtarë të tjerë të BE-së janë marrë nën hetim për korrupsion.

    Hakmarrja është një gjellë që shërbehet më mirë e ftohte dhe gjuha hakmarrëse e Edi Ramës ndaj drejtueses së PE-së e tillë ishte. Deklarata e tij u mor e qarkulloi lajm ne mediat ndërkombëtare dhe më pas ato të Tiranës.

    Gjithsesi, në Tiranë mediat u morën me tekstin, por anashkaluan kontekstin. Teksti i deklaratës së Ramës ishte; s’çdo mbjellësh do të korrësh. Pasi i tha kryetares së PE-së këto fjalë, Rama iu referua talljes së Brukselit, ku fillimisht miratoi formatin e reformës në drejtësi, që niste nga lart poshtë dhe më pas refuzonte negociatat për Shqipërinë duke cituar mungesën e një gjykate kushtetuese funksionale.

    Rama kishte pjesërisht të drejt. Por, konteksti i gjithë deklaratës së tij jo. Duke i thënë Parlamentit Europian se ‘ç’të mbjellësh do të korrësh’ e duke iu referuar akuzave të fundit në Bruksel për korrupsion, Rama tërthorazi akuzoi Bashkimin Europian se nxiti korrupsionin në Shqipëri.

    E thënë në vija më të trasha, Rama shpërndau përgjegjësinë dhe fajin për nivelet e korrupsionit në Shqipëri, që shkojnë deri te ish-zëvendëskryeministrat e tij, me Bashkimin Europian.

    BE ka problemet e veta dhe në të shkuarën i kanë shpërthyer skandale korrupsioni në dorë. Madje mes të akuzuarave ka qenë edhe ambasadorja e Brukselit në Shqipëri gjatë hartimit të reformës në drejtësi, Romana Vlahutin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit