15.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria, vendi ku të vrasin pse i shkruajte një vajze në Facebook

    Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, teksa 4 persona janë arrestuar.

    Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi. Dy të arrestuarit janë babë e bir, teksa janë shoqëruar edhe dy të tjerë, të afërm si bashkëpunëtorë.

    Bëhet me dije gjithashtu se të arrestuarit janë nga fshati Dragoç, i njëjti fshat me viktimën Ramazan Mataj. Njëri prej të arrestuarve është identifikuar si Rrustem Hasaj (babai) dhe tjetri si Arjon Hasaj (biri).

    Ramazan Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit në Shkodër, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij.

    Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me ngacmimin ndaj një vajzae në rrjetet sociale.

    Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit