26.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si ta kuptoni nëse marrëdhënia juaj e krisur ka shanse të shërohet

    Kur gjërat s’shkojnë mirë në një marrëdhënie, shpresa se do të rregullohen është e vetmja që mban gjallë entuziazmin e lidhjes. Pavarësisht problemeve në çift, ideja se puna e dyanshme do ta rregullojë raportin dhe shuajë problemet, bën që lidhja të zgjasë në kohë. Pastaj papritur, e gjen sërish vetes para një ndarjeje. Gjëra nuk shkuan siç menduat ju. Pse? A nuk ja vlejtën përpjekjet?

    Si ta kuptoni kur nuk ka mundësi “shërimi” një marrëdhënie që është krisur?

    1. MOMENTET “E SHËMBJES SË MUREVE”

    Kur lidhja është në ditë të këqija, partnerët në mënyrë të pavetëdijshme ngrenë mure për të mbrojtur veten. Nëse këto mure mbrojtëse janë trashur me kalimin e kohës, ka pak shanse që secili prej jush të besojë njësoj tek tjetri në të ardhmen.

    1. NOSTALGJIA E PËRBASHKËT

    Të dy partnerët i bashkojnë kujtimet dhe nostalgjia për kohërat e bukura të kaluara bashkë. Nëse ju të dy jeni në gjendje t’i kujtoni, t’i ndani dhe përjetoni sërish me njëri-tjetrin ato momente, ka gjasa që gjërat të rregullohen mes jush. Mund të diskutoni rreth asaj që shkaktoi thyerjen e zemrës dhe që ju largoi nga njëri-tjetri për pak kohë dhe pastaj të punoni për t’u gjetur sërish. Kjo kërkon qëllim të njëjtë dhe shumë dashuri.

    1. LIDHJET ME FAMILJEN E MADHE

    Ndonjëherë edhe kur çiftet ndjejnë se e kanë humbur njëri-tjetrin, marrëdhëniet që kanë me familjet përkatëse vijojnë akoma të jenë të ngushta. Mund të keni krijuar lidhje emocionale të forta me njerëzit e partnerit, marrëdhënie që shkon përtej lidhjes suaj dhe s’mund të silleni më sikur të ishit të huaj. Një pjesë e mirë e çifteve zgjedhin të rrijnë bashkë pikërisht për të ruajtur këto lloj marrëdhëniesh me pjesën tjetër të familjes.

    1. PËRBALLIMI ME HUMOR

    Nëse nuk jeni më në gjendje të qeshni me njëri-tjetrin, atëherë gjërat janë serioze. E qeshura krijon afrimitet gati magjik dhe nëse partneri s’ju duket më interesant, do të jetë dyfish edhe më e vështirë që lidhja “të shërohet”. Nëse lidhja juaj s’ka më humor brenda, ndoshta është më mirë t’i jepni fund.

    1. PËRGJIGJA NDAJ FRIKËS SË MBARIMIT, NDARJES PËRFUNDIMTARE

    Kur lidhjet s’shkojnë mirë, partnerët frikësohen aq shumë që s’do ta shohin më njëri-tjetrin sa harrojnë edhe shkakun që i çoi deri në atë pikë. Për momentin ndihen të tmerruar nga ideja se nuk do ta shohin më njeriun që kanë në krahë, por me llogjikë të ftohtë pyetja që duhet bërë është: “Do të ndjeja më shumë çlirim apo dhimbje nëse nuk do të shiheshim më? A do të pendohesha nesër nëse nuk përpiqem ende për këtë lidhje?

    1. TË IMAGJINOSH PARTNERIN ME DIKË TJETËR

    Një tjetër frikë që mban shumë lidhje të pashëndetshme bashkë. Gjithçka duhet të bëni është të pyesni veten: “A dua unë që ai të jetë i lumtur edhe nëse s’është me mua? Mund ta përballoj një skenë të tillë?”

    Vetëm kjo imagjinatë mund ta ndryshojë komplet lojën mes jush dhe t’ju japë ca përgjigje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit