Momente të forta tensioni janë regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku banorja Suanita ka shprehur me këmbëngulje dëshirën për t’u larguar nga gara. Situata është përshkallëzuar gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit, nga ku është dëgjuar duke bërtitur me zë të lartë “më lini të dal”, duke ngritur dyshime për një përplasje me produksionin. Të bërtiturat e saj janë dëgjuar edhe nga banorët e tjerë, duke shkaktuar shqetësim brenda shtëpisë.
Në oborr, banorë si Londrimi, Dolçe dhe Benita kanë nisur ta komentojnë situatën, të habitur nga ajo që po ndodhte pas dyerve të mbyllura. Megjithatë, transmetimi i bisedës së tyre është ndërprerë papritur.
Menjëherë pas këtij momenti, produksioni ka vendosur muzikë në sfond, duke mbuluar çdo diskutim të mëtejshëm dhe duke mos lejuar dëgjimin e reagimeve të banorëve lidhur me ngjarjen. Ky veprim ka nxitur reagime dhe pikëpyetje të shumta nga publiku në rrjetet sociale.
Deri tani, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar për atë që ka ndodhur apo për fatin e banorës në fjalë.



