I ftuar në podcasti-n “Flet” në episodin e kësaj të diele, në Top Channel dhe Top Albania Radio, ka qenë avokati i njohur Spartak Ngjela.
Në këtë rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim, ndër të tjera ai u pyet për deklaratat e tij pikante në daljet e ndryshme televizive.
Ilnisa: Çfarë mendon për feminizmin meqë jemi këtu tek femrat…
Spartak Ngjela: Çdo të thotë feminizëm, se feminizmi është degradim!
Ilnisa: Ma elaboro pak.
Spartak Ngjela: Jo, ma thuaj çfarë koncepton ti me feminizëm.
Ilnisa: Një person si ju që pëlqen figurën e femrës dhe të bukurës. Çfarë mendimi ka për feminizmin?
Spartak Ngjela: S’mund të të them ndonjë gjë, është liria e individit. Gjithë potenca ime artistike vjen nga dashuria. E kam dashurinë mobilitet permanent.
Ilnisa: Çfarë është dashuria për Zotin Ngjela? A është një koncept?
Spartak Ngjela: Jo, është ndjenjë por ne nuk e dimë çfarë është ndjenja.