Shqipëria do t’i bashkohet Iniciativës së Listës së Kërkesave të Ukrainës (Prioritized Ukraine Requirements List) e njohur ndryshe si (PURL). Vendi ynë do t’i bashkohet listës së vendeve që do të blejnë armë amerikane dhe më pas do t’i dërgojnë në Ukrainë.
Lajmin për këtë e ka dhënë Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, cila gjatë vizitës në Kiev theksoi se Shqipëria do t’i dërgojë armët amerikane ushtrisë ukrainase.
Më tej Spiropali siguroi Ukrainën për gatishmërinë e saj për t’u bashkuar me garancitë e sigurisë.
“Ne mbështesim përpjekjet për paqe. Duhet të jetë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme me garanci sigurie për Ukrainën – një paqe që respekton sakrificën e popullit ukrainas gjatë këtyre katër viteve”, tha ajo.
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymir Zelensky shprehu mirënjohjen për vendin tonë dhe theksoi se vizita e Spiropalit është një sinjal i fortë mbështetjeje nga Shqipëria për Ukrainë.
“Keni ardhur në një kohë shumë sfiduese për Ukrainën dhe për popullin tonë. Në këto ditë të ftohta dimri, Rusia po rrit numrin e sulmeve dhe besoj se mund ta ndjeni këtë. Por vizita juaj është një sinjal i fortë mbështetjeje. Ne jemi shumë mirënjohës ndaj Shqipërisë për mbështetjen e saj që nga fillimi i kësaj lufte”, theksoi Zelensky.
Po çfarë është PURL?
Vendet PURL i referohen vendeve që mbështesin Ukrainën përmes NATO-s. Iniciativa e Listës së Kërkesave të Ukrainës ( PURL) me përparësi , një program që u lejon aleatëve të financojnë kolektivisht blerjen e armëve dhe pajisjeve thelbësore, shpesh të prodhuara në SHBA, për mbrojtjen e Ukrainës, me pjesëmarrës kryesorë duke përfshirë shtetet nordike/baltike, Kanadanë, Gjermaninë dhe të tjerë, të cilët bashkojnë miliarda për të përmbushur nevojat specifike të Kievit për artileri, mbrojtje ajrore dhe më shumë,.
Në këtë aleancë bëjnë pjesë vende si: Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania, Islanda, Holanda, Gjermania, Belgjika, Spanja, Luksemburgu, Portugalia, Kanada, Australia, Zelanda e Re, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Kroacia.
Qëllimi i PURL është që përmirësojë mbështetjen, duke siguruar që Ukraina të marrë pajisjet thelbësore më shpejt.



