6.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Të rinjtë në udhëkryqin e zgjidhjes së problemeve përmes konflikteve

    Nga Rajna Hamza, aktiviste e URF

    Shpeshherë të rinjtë bëhen pjesë e problematikave sociale që nuk krijohen vetëm për nga mënyra se si ndërtojnë marrëdhëniet me të tjerët, kryesisht bashkëmoshatarët, por edhe nga fakti i rrethanave sociale që nuk vijnë prej tyre por për shkak të statusit social-ekonomik, familjar, kulturës, mjedisit se si janë rritur. Konfliktet ndodhin shpesh ndërmjet adoleshentëve, jo vëtëm në aspektin verbal, por edhe në atë fizik.

    Ndërmjetësimi i tyre jo gjithmonë arrihet, kjo edhe për faktin se nuk i lihet hapsira e duhur e komunikimit. Sa më tepër i largohemi situatës, ngurtësojmë komunikimin dhe kjo ndikon në përshkallëzimin e tij, në ‚‘‘helmimin‘‘ e marrëdhënieve ndërmjet dy personave që konfliktohen.

    Kur ndodh një konflikt të dy palët janë humbës, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve negative, disorientimit e problemeve të vetëvlerësimit që lidhen me mosmenaxhimin e situatave, por edhe me humbjen e kohës e energjive në një situatë aspak të dobishme.

    Shkolla duhet të jetë një rregullator i rëndësishëm në marrëdhëniet që kanë nevojë për ndërmjetësim kur konfliktet ndodhin në shkollë, por edhe një institucion që mëson normat qytetare e që ndihmon në ndërgjegjësimin e individëve ende të parritur në lidhje me sjelljet e papërgjegjshme, sidomos kur aty përfshihen aktorë të shumtë si prindër, mësues, punonjës social, psikolog, etj

    Nuk kanë qenë të pakta rastet kur konflikti verbal i nisur në grupet e What’s-up-it pasdite apo në rrjete sociale, kanë gjetur terren për përballje e përplasje fizike ndërmjet të rinjve pikërisht në mjediset shkollore.

    Sjelljet pozitive mund të mësohen. Gjithashtu edhe menaxhimi i mllefit e zemërimit. Zbehja e komunikimit , dëshira për të rënë në sy tek bashkëmoshatarët nëpërmjet sjelljeve të dhunshme, mungesa e empatisë, të qënit sipërfaqësor sjell një mjedis agresiv tek adoleshentët.

    Sot , si pjesë e grupit të të rinjve e shikoj si mjaft të rëndësishëm përcimin e një mesazhi për bashkëmoshatarët e mi: mbështetuni tek komunikimi për të zgjidhur problematikat e tua, duhet të dini të jeni një dëgjues i mirë dhe të kërkoni ndihmë tek njerëzit më të rritur për të marrë edhe këshillën më të vlefshme.

    Mos harroni rëndësinë që ka efekti kohë në zbutjen e agresivitetit e në menaxhimin e sjelljes agresive që ju bën të gaboni. Besoni në potencialin tuaj për të qenë individ më i mirë në shoqëri, por për këtë kërkohen vepra duke filluar nga vetja: tani është momenti juaj për ti treguar me krenari vetes e të tjerëve që ju mund tja dilni duke kontrolluar qëndirmin e sjelljen tuaj!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit