12.5 C
Tirana
E martë, 7 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Trafiku i rënduar në Tiranë, lëvizja e makinave do bëhet me grafik

    Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e Bashkimit Evropian për Energjinë dhe Klimën.

    Sipas këtij plani të hartuar nga qeveria synohet që përgjatë 2025 përdorimi i makinave në vend të kufizohet duke përdorur alternime.

    Në draft po ashtu thuhet se “përdorimi i makinave do të bëhet në disa ditë të javës dhe sipas targës së makinës”.

    (Caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve (përdorimi i tyre në ditë të caktuara të javës, p.sh. sipas targës së makinës)

    – Përgatitja e një plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale të parkimit, veçanërisht në nyjat kryesore të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave”- thuhet në plan.

    Po ashtu, ky plan parashikon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike në vitet në vijim.

    Parashikohet gjithashtu që deri në vitin 2030, 10% e të gjithë flotës së automjeteve në vend të jetë elektrike. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur si objektiv të planit kombëtar instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike në pikat ekzistuese të aksesit përgjatë rrugëve kombëtare, pikave kufitare dhe zonave turistike, si dhe caktimin e detyrimeve ligjore ndaj operatorëve ekonomikë, psh. për parkimet publike ose garazhet publike për të qenë të pajisur me stacione për karikimin të automjeteve elektrike.

    Masat që duhet të zbatohen

    Reduktimi i përdorimit të burimeve të energjisë nëpërmjet masave të
    mëposhtme:

    Funksionimi efikas

    – Studimi për eliminimin e mbivendosjeve të linjave në itineraret e tyre

    – Përdorimi i teknologjive të reja si “Sistemet e Transportit Inteligjent” dhe “Logjistika Inteligjente” për të ndihmuar në menaxhimin efikas të sistemeve të transportit

    Promovimi dhe rritja e ndërgjegjësimit:

    – Promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve

    – Fushatat e ndërgjegjësimit publik

    Tarifa:

    – Caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve (përdorimi i tyre në ditë të caktuara të javës, p.sh. sipas targës së makinës)

    – Përgatitja e një plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale të parkimit, veçanërisht në nyjat kryesore të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave

    Infrastruktura:

    – Përdorimi i automjeteve me efiçencë energjie

    – Përmirësimi i cilësisë së rrugëve

    Planifikimi urban:

    – Reduktimi i nevojave për lëvizshmërinë dhe distancave me anë të planifikimit të integruar

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit