20.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Trembet Belind Këlliçi: Pas Salianjit dhe Metës, radhën e kemi ne

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur mbi arrestimet e fundit të figurave të rëndësishme të opozitës.

    Ai theksoi se këto arrestime përbëjnë një mesazh të qartë për politikanët që guxojnë të denoncojnë aferat e mazhorancës.

    Këlliçi u shpreh se arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta është një sinjal për të gjithë opozitarët, përfshirë deputetët si Gazment Bardhi dhe të tjerë që kritikojnë sistemin.

    “Ky show është një mesazh i qartë jo vetëm për Ilir Metën, por për këdo opozitar. Është një mesazh edhe për mua që denoncoj përditë aferat e Bashkisë Tiranë, është mesazh edhe për Gaz Bardhin, edhe për çdo  deputet të Partisë Demoklratike që godet mazhorancën.

    Është dhe për Metën, dhe për Berishën, dhe për Salianjin që sot është në burg. Tregon se godet këdo që denoncon.

    Thënë këtë nëse do kishim një arrestim normal të zotit Meta, do ishte në turpin e tij që nëse këto reagime do ti kishte bërë pa arsye”, tha Këlliçi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit