spot_img
spot_img

SPAK nuk ndalet, një tjetër deputet socialist merret i pandehur

spot_img

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca është thirrur në SPAK mesditën e kësaj të enjte.

Burimet bëjnë të ditur se Ndrecës pritet t’ i komunikohet akuza e shkeljes së barazisë në tendera.

Vepra penale dyshohet të jetë kryer gjatë kohës që Ndreca mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshëm.

Bëhet fjale për tenderin e rikonstruksionit të disa komisariateve në vend në vitin 2019.

Aktualisht deputeti është nënkryetar i komisionit hetimor për sterilizimin, ku jo pak herë, në debatet mes tij dhe kryetares Albana Vokshi, kjo e fundit e ka akuzuar për korrupsion.

Lajmet e fundit