11.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Gjergj Luca “çmonton” Metën pas arrestimit

    Arrestimi i Ilir Metës mesditën e sotme ka ngjallur mjaft reagime në vend. Presidenti i Partisë së Lirisë u vu në pranga me urdhër të SPAK, ndërsa një reagim ka ardhur dhe nga biznesmeni Gjergj Luca, i cili nuk ka ngurruar të “shkarkojë” Liken nga qyteti i tij “Fish City” në Elbasan.

    Luca kishte krijuar një hapësirë të cilën e kishte quajtur “Tymi i Likes”, por arrestimi i ish-presidentit e ka bërë sipërmarrësin të marrë një vendim të pakthyeshëm. Në vend të Likes, biznesmeni ka “emëruar” Salën.

    “Po e heqim se kreu punë ky, do ndërrojmë emrin tani. Ne e kemi vendosur ditën që Partia e Lirisë na grabiti kënetën e Vilunit, atë ditë e vumë, sot po e heqim.

    Po kam dhe një merak për një politikan që mua më ka vjedhur 8 vjet jetën dhe mbasi ma ka vjedhur 8 vjet jetën dhe më ka shkatërruar komplet me të gjitha vazhdon merret prap me mua tani që unë po rilulëzoj, e kam merak dhe atë, dhe atë do ta vë këtu dhe do të pres që drejtësia të mbarojë punë edhe me të që unë të jem i qetë dhe të jem i lirë në vendin tim”, ka deklaruar Luca në një video ironi.

    Luca ka dhënë edhe një mesazh për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. “Kam një fjalë për zotin Dumani, që mundësisht ta ndërrojë atë emrin në gjendje civile dhe nga Dumani ta bërë Dermani, sepse ky paska qenë derman për këtë vend”, shtoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit