20.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Jashtë Parlamentit dhe “pranë” burgut, Monika Kryemadhi nis xhirimet për një film

    Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores.

    Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ish-drejtuesja e Partisë së Lirisë shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë.

    Kryemadhi kishte bërë të ditur më herët në fillim të këtij viti se nuk do të ishte më pjesë e politikës, për të zbuluar një anë tjetër të saj.

    Ajo mbeti jashtë Parlamentit, pasi nuk u kandidua për deputete nga Partia e Lirisë.

    Ndaj dhe ka nisur merret me kinema.

    Vetëm nuk dihet nëse do e çojë deri në fund ëndrrën e saj si aktore, pasi tashmë ka probleme me drejtësinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit