1.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ylli Manjani: Pas Gjermanisë edhe Italia nuk i njeh si provë përgjimet e SKY ECC

    Nga  Ylli Manjani

    Në lidhje me entuziazmin, gati frenetik (në fakt duket si lajm i sponsorizuar) që Italia pranon përgjimet e SKY ECC si provë, për shkak të njohurive që kemi krijuar për këtë çështje duhet të kuptojmë se:

    1. Vendimi i një kolegji të Gjykatës së Kasacionit në Itali, thjesht ka zbardhur një vendim të marrë më parë. Pra, nuk është vendim i marrë këto ditë. Është ZBARDHJE E ARYETUAR e vendimit të shpallur më parë.

    2. Vendimi për çështjen në fjalë është marrë përpara se të dilte interpretimi i Gjykatës së Strasburg e cila, pas Gjykatës së Luxemburgut i vuri kapak debatit janë dokumenta apo të dhëna të marra nga përgjimet, duke sqaruar se ato quhen PËRGJIME.

    (Për këtë gjë edhe SPAK ynë tashmë ka rënë dakord se janë PËRGJIME.)

    3. Pra Gjykata e Kasacionit të Itali për këtë vendim nuk ka patur mundësinë të reflektonte vendimin e GJEDNJ. Thjesht ka vijuar me gjuhën e argumenteve të momentit kur e ka marrë dhe shpallur vendimin.

    Në fakt ku kolegj ka hyrë në debat të brendshëm edhe me vendime të tjera të vetë Gjykatës së Kasacionit në Itali, ku më parë ishte pranuar që kemi të bëjmë me përgjime dhe jo me dokumenta. Por kjo është çështje e brendshme e rrymave në gjykatën Italiane….

    4. Duhet të kuptojmë se tashmë ka dy periudha që përcaktojnë praktikën e përdorimit gjyqsor (sepse përdorimi policor nuk ka përse të lidhet me këtë) të të dhënave të marra nga përgjimet e SKY ECC;

    Periudha para vendimit të GJED, ku gjykatat në Europë lejuan përdorimin e tyre megjithse me sforco dhe, Periudha post GJED, ky po vijon rrefuzimi masiv i përdorimit gjyqsor të përgjimeve masive.

    E përsëris flasim për përdorimin Gjyqsor si provë, sepse si të dhëna për hetime ato përdoren pa marrë leje nga gjykata.

    Ndaj nuk shoh ndonjë arsye për entuziazëm nga sponsorët e lajmit, gjithsesi të vonuar, nga Italia…

    Nuk po futem këtu fare në arsyetimin tjetër të përdorimit ose jo si prova të vetme gjyqsore. Sepse aty ne jemi totalisht defiçitar krahasuar me praktikën Italiane.

    ***

    Kaq, sa për interesin e atyre që më kanë pyetur gjithë ditën sot.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit