E ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua në dhjetor me një grup deputetësh të PD. Në takim morën pjesë Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku.
Juristi Ylli Manjani ka shpërthyer i revoltuar duke e cilësuar si turp këtë takim të deputetëve demokratë me Vanhorn.
“Ça do atje mo ti ça do? Kush të ka votu ty mor qen bir qeni? Ajo të ka votu ty apo populli shqiptar?“- shprehet me tone të larta Manjani.
Ylli Manjani: Po ça legenash janë këta more, merrkan urdhëra këta…
Luçiano Boçi: Po ata kanë mbajtur qëndrimin e vet
Ylli Manjani: Është përsëritje e të njëjtin standard maskaradë që i bëjnë këtij populli deputetët e këtij vendi.
E kanë mirë me ambasadën e SHBA, e kujt i plasi… ça janë këta, ufo janë?
Erla Mëhilli: Po s’kanë qenë vetëm ata që e kanë mirë, kanë qenë dhe të tjerë që kanë mbajtur qëndrimet e tyre
Ylli Manjani: Po flasim për njerëz që votohen nga populli shqiptar, a jeni në terezi more a s’jeni?
Erla Mëhilli: Po mir dhe këta njerëz mbajnë qëndrimin e tyre para saj
Ylli Manjani: Te kush e mbajnë? Te një hajvane që çon mesazhet e qeverisë së vet tek qeveria jonë. S’ka asnjë punë me deputetët e opozitës
“Kjo qeveri është e ndyrë, nuk i përgjigjet popullit të vet për maskaralliqet dhe pislliqet që bëjnë“- tha më tej Manjani në emisionin Now në Euronews Albania.