26.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zbuloni se cilat janë shenjat më të ëmbla dhe romantike të horoskopit

    Dashi

    Dashi është romantik dhe shumë i rrezikshëm, pasi është gati edhe që të bëjë çmenduri për të treguar, apo për të provuar dashurinë. Burri i shenjës së Dashit e pëlqen dhe e shijon të qenurit romantik. Ai do të të veçojë edhe nga miqtë, ose do të gjejë momentet dhe mundësitë për ta shëndrruar një moment normal në një episod super romantik.

    Demi

    Demi është një burrë romantik, nga ata të traditës. Ai i shpreh ndjenjat përmes detajeve si lulet, apo darkat me qirinj. Nga ana tjetër ai kërkon të joshë duke të tunduar të gjitha shqisat. Jo më kot thonë që burri i shenjës së Demit është shumë sensual.

    Binjakët

    Ata janë një nga shenjat më romantike të zodiakut. Kanë gjithnjë një as nën mëngë për të të joshur. Mund të jetë një fjalë, një letër, ose thjesht një puthje në ballë në mëngjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit