12.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zi në Shqipëri, ndërron jetë Fethullah Gulen

    Kleriku mysliman turk, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte organizator i grushtit të shtetit të dështuar, të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara.

    Sipas mediave  të lidhura me FETO, thuhet se ai ka vdekur në Pensilvani. Gulen, i cili ka jetuar në SHBA prej vitesh, dyshohet se vdiq pasi u shtrua në një spital në moshën 83-vjeçare. Mediat pranë organizatës Fetullah, njoftuan se “kreu i organizatës Fethullah Gulen, ka ndërruar jetë në spital”.

    Shëndeti i Fetullah Gulen ka qenë jashtëzakonisht i trazuar së fundmi sipas raportimeve të mediave. Përveç veshkave dhe diabetit, ai raportohet se kishte edhe demencë.

    Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

    Gulen e ka shtrirë ndjeshëm ndikimin e tij edhe në Shqipëri, sidomos në arsim dhe biznese të shumta.

    Në Turqi organizata Fetullah (FETO konsiderohet organizatë terroriste.

    Fethullah Gulen, u pa për herë të fundit më 12 tetor 2024 në një makinë duke lënë shtëpinë e tij, pasi u largua nga ferma e tij në Pensilvani, ku jetonte që nga viti 1999 në Saylorsburg në Shtetet e Bashkuara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit