9.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A ka frikë familja Meta-Kryemadhi nga shpallja “non grata”?

    Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk ka frikë nëse familja Meta shpallet “non grata” nga Amerika, ndërsa ka shtuar se marrëdhëniet e tyre me SHBA, janë jo institucionale.

    Në një intervistë për Ora News, ajo ka thumbuar dhe Lulzim Bashën, duke thënë se ky i fundit, nuk mund të shkojë në Amerikë.

    “Ça pastaj. Ça do me thënë non grata. Unë nuk jam shtetase amerikane. Ju mendoni se të qenurit “Non Grata” në Amerikë të bëjnë të mirë me njerëzit me të cilët jeton. Ti jeton me njerëzit e tu këtu.

    Zëdhënësi i Edi Ramës, Lulzim Basha që flet në emër të Ambasadës amerikane të shkoj vet një herë në Amerikë. Kur të hysh në Ambasadën amerikane nuk do të thotë se ke shkuar në Amerikë.

    E dyta, marrëdhëniet e familjes Meta nuk kanë të bëjnë me marrëdhënie institucionale, janë jashtë politikës. Marrëdhëniet nuk ndërtohen sipas lojës që luhet por sipas besueshmërisë”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit