Ditën e djeshme u përhap gjerësisht në rrjet video e nënë Files dhe të birit të saj me spektër autik, të cilët u përpoqën të shkonin në shtëpi por u penguan nga uji me piper që po u hidhej protestuesve. Frika në sytë e djalit dhe lotët e nënës prekën zemrat e shumë shqiptarëve. Duke sjellë kështu që në një kohë rekord, të mblidheshin në GoFundMe-n e hapur për ta 128 mijë dollarë.
Këto para pritet t’i shkojnë në ndihmë kësaj familjeve e cila jeton në kushte shumë të vështira, për të siguruar një banesë më të sigurt dhe terapi për djalin.
Ndërkohë nga mbledhja e zgjeruar me socialistët, Edi Rama ka treguar një tjetër version të historisë. Sipas tij, protestuesit se e kanë përdorur atë nënë si një mburojë, që ajo të ndjejë empatinë e tyre dhe jo të qeverisë, e cila sipas Ramës, e ka dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë.
Ai akuzon ata që, ashtu si edhe më parë, i quan “sorra dhe korba” të bulevardit që kanë marrë me vete vetëm për ta kthyer në viktimë të policisë.
“Dhe pastaj e vunë dhe përpara kameras, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për të qarë hallin” është shprehur ndër të tjera kreu i qverisë.
“Flamingot na treguan plagën që ta mbyllim ne, sorrat dhe korbat e kruajnë atë që ta mbajnë sa më gjatë hapur.
Ata kërkojë provën e empatisë sonë, kurse sorrat kërkojnë gjak. Flamingot na treguan dhe unë po ju rikthej te historitë e mia, me një histoori që besoj e keni parë të gjithë: atë nënën me fëmijën me spektër autik të cilën korbat e kishin marrë me vete te Parlamenti për ta kthyer në viktimën e policisë që ishte aty për të mbrojtur deputetët nga të verbërit e dhunshëm të Shqipërisë.
Ne sapo e kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë, por përjetimi për atë nënë është tjetër, sepse ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë.
Pikërisht aty në fund të hendekut e futën sorrat dhe korbat dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë te Parlamenti dhe për ta akuzuar duke e përdorur si mburojë teksa sulmonin me maska Policinë e Shtetit.
Dhe pastaj e vunë dhe përpara kameras, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për të qarë hallin. I kthyen lotët e saj në breshër, përmes algoritmit, pastaj e lanë dhe u nisën për te mikrofoni në bulevard.”, u shpreh kryeministri.



