19.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arlind Qori mërzitet me Ramën pse nuk i thërret në emër, por e quan “ai qorri”

    Arlind Qori ka reaguar pasi Edi Rama e ironizoi gjatë një takimi me pensionistët në Korçë, duke e quajtur “Sude me gjyslyke”.

    “Dy herë është detyruar Edi Rama të më përmendë publikisht. Në të dyja rastet pa edukatën e të drejtuarit në emër, por i fiksuar në mënyrë perverse me aftësinë time për të shikuar.

    Gjatë protestave studentore të dhjetorit 2018 më drejtohej “Është një qorr…”, duke zgjuar indinjatën e një studenti të verbër që kishte përballë.

    Kurse sot më ka quajtur “Sude me gjyslyke”. I digjte atëherë përfshirja ime mes studentëve, i përcëllon sot ndikimi im dhe i Lëvizjes BASHKË te pensionistët” ka shkruar Qori.

    “Shumica e pensionistëve nuk diskutohet që mbështesin këtë forcë por edhe të tjerët duhet të jenë të bindur pavarësisht arsyeve të tyre, në mënyrë të pavetëdijshme mbështesin Suden. Pensionistët që nuk mbështesin ne, apo që shkojnë pas maskave të Sudes qofshin 80-vjeçare apo 30 vjeçare. Duhet ta dinë që për inati tonë flenë me Suden.

    Ti dëgjosh, kur flasin dhe ti dëgjosh kur thonë çdo bëjnë nuk bëjnë sens, njësoj si Sudja. Prandaj inat le të na kenë por hakun nuk duhet të na e mohojnë sepse ia bëjnë vetes. Ne e kemi mbështetjen për të vazhduar këtë punë. Ne e hapëm këtë diskutim dhe prandaj dalin tani. Është një sude me gjyzlyke që sjell ca pensionistë që dalin në protestë. Dhe vërtetë jam i keqardhur për ata pensionistë sepse dalin të nxitur nga Sudja. Dhe i besojnë kësaj sudja. Një Sude me një maskë me gjyzlyke. Këto ishin këto ato që kisha unë”-deklaroi Rama një ditë më parë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit