9.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në kullat bosh të Tiranës janë groposur 3 miliardë euro

    Zgjerimi i vrullshëm i sektorit të ndërtimit në Tiranë duket se është shoqëruar me një efekt jo të vogël anësor. Ai është groposja e miliardave në struktura betoni të mbetura të pabanuara.

    Instituti i Statistikave raportoi se në vitin 2024, kryeqyteti i Shqipërisë numëronte rreth 40 mijë hyrje pallatesh të pabanuara. Sipas të dhënave, pjesa dërrmuese e tyre gjendet në ndërtesat e mëdha, të cilat kanë minimalisht më shumë se 21 hyrje. Këto janë pallatet shumëkatëshe dhe kullat.

    Por kush është impakti financiar i kësaj dukurie? Sipas të dhënave zyrtare, sipërfaqja mesatare e apartamenteve në pallatet e reja rezulton rreth 70 deri në 80 metër katrorë. Me çmimin mesatar 1 mijë euro për metër katrorë, kjo do të thotë se aktualisht në apartamentet bosh të Tiranës flenë rreth 3 miliardë euro të groposura në beton.

    Ngritja me furi e pallateve dhe kullave të reja është shoqëruar me debate të shumta në publik duke ngritur disa shqetësime njëherësh. Së pari, shkatërrimin urbanistik të kryeqytetit, por mbi të gjitha atë të financimit të aktivitetit ndërtues përmes parave me origjinë të dyshimtë.

    Me sa duket ky do të jetë një debat i cili do të vazhdojë gjatë. Por e sigurt tashmë është vetëm kjo. Në kullat bosh të Tiranës janë të groposura rreth 3 miliardë euro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit