Ish-ministrja e Kulturës, Arta Dade foli për jetën përtej politikës. Zonja Dade tha se gjithmonë ka kërkuar që qytetarët të vlerësonin tek ajo parimet dhe personalitetin, jo pamjen fizike.
“Gjithmonë kam qenë vetvetja dhe nuk mund të them që kam qenë rebele. Megjithatë, brenda kornizave të lejuara të nga disiplina partiake, gjithmonë kam thënë atë që kam menduar.
Nuk kam qenë asnjëherë në favor të mirë të liderëve dhe kjo nuk më ka trembur asnjëherë. Ka pasur raste kur jam ndje e fyer pasi bukuria nuk ka qenë ndonjëherë parimi im kryesor.
Gjithmonë kam dëshiruar që njerëzit të më vlerësonin për mendimet dhe parimet e mia. Shpeshherë më kanë vënë në dukje bukurinë, por zakonisht e kam kthyer me një përgjigje të prerë si: Faleminderit, këtë gjë e di që 15 vjeçe.
Në familjen tonë, nuk flitej për bukurinë si diçka e veçantë. Mamaja jonë nuk na e përmendte, ndryshe nga kohët e sotme ku shumë nëna investojnë në bukurinë e vajzave të tyre”, u shpreh Arta Dade për Dritare TV.