Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka folur për hetimet e SPAK për dosjen 21 Janari.
Basha thotë se deri më tani nuk është thirrur nga SPAK, por tha se është në dispozicion të drejtësisë.
“Jo deri në këto momente, jo. Por unë në çdo rast jam dhe mbetem në dispozicion të SPAK. Është çështje detyrimi.
Duhet të marrë fund epoka e imuniteti parlamentar, kush mbrohet pas imunitetit dhe për të mos u trajtuar i barabartë para ligjit”, tha ai.
A keni frikë se hetimet ju prekin edhe ju?
“Frikë kanë dhe duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin”, tha Basha.