3.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Belind Këlliçi tërbohet me Carlo Bollinon, e sulmon me fjalor banal

    Belind Këlliçi, i cili tashmë është nën hetim nga SPAK, duket se e ka humbur qetësinë.

    Ai ka sulmuar një ditë më parë botuesin Carlo Bollino, me fjalë banale, duke përdorur emrin e tij.

    “KARlo Bollino, i dëshpëruar gjer në dhimbje kërkon shpëtim tek e vetmja “shpresë” e mbetur, fake neës-at. Megjithëse festë, mashtruesi kronik, vesin nuk e lë dot pushim.

    Si edhe asokohe, po ta jap përgjigjen publikisht, sepse me këtë rast u rikujtoj shqiptarëve pazaret e tua të ndyra në kurriz të tyre.

    Ora ime e dorës, lehtësisht e verifikueshme është e njëjta markë si herën e parë, Carlo Dali dhe kushton më pak se 1 shishe verë që ti e hap në drekat ku “vjedh” taksapaguesit e vendit tim!

    KARlo, pasi sqarova për herë të dytë mashtrimin tënd ordiner, po përsëris të vërtetën e pakundërshtueshme se ti mbetesh hajdut i 4.000m2 truall në zemër të Tiranës, hajdut i miliona eurove përmes tenderave me AKSHI-n dhe linçuesi e shpifësi nr.1 në Shqipëri.

    Ky pseudogazetar me ‘prona’ në mes të Tiranës, nën hetim prej një viti nga SPAK, nuk ka durimin të marrë përgjigjen e merituar, njëlloj si padroni i tij, pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i 5D, por e mbush pritjen torturuese me fake-neës, e vetmja mjeshtëri të cilën ia njohën shqiptarët në vite.

    Pushka top KARlo se përballë do më kesh në çdo sekondë!

    Unë në ndryshim nga ty, kam durim të pres të vërtetën, veç duke luftuar në emër të saj.

    Në fund, të dy do kemi të drejtën e fjalës.

    Kuptohet unë përballë, se ti do gjesh Idajetin e rradhës”, shkruan Këlliçi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit