spot_img
spot_img

Në BBV tha se me partnerin u njoh në Portin e Durrësit, por para dy vitesh Gerta Gixhari tregonte si u takuan për herë të parë në majën e malit Tomorr

spot_img

Gazetarja Gerta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë njohjen me partnerin dhe babain e fëmijëve Iljaz Labin.

Në një bisedë me banorët e Big Brother VIP, Gerta tregoi se e takoi në Portin e Durrësit pasi kishte shkuar për një intervistë. Ajo u shpreh se ishte dashuri me shikim të parë.

“Po flisnim në telefon, për intervistë me një drejtoreshë. Marr grupin e xhirimit dhe shkoj në portin e Durrësit.

Unë qëndroj në makinën e punës. Vjen ky me makinë, dhe zbret, unë nuk e kisha mendjen. Zbres unë dhe e shoh ktë, reagimi im i parë kur e pash këtë ishte: ua.

E dhashë shumë veten, ndalova në vend, nuk e kuptova as vetë. Kam reaguar direkt “ua thash unë, çështë ky bukurosh” – tregon ndër të tjera gazetarja.

Por në një intervistë të realizuar para dy vitesh Gerta ka treguar se me bashkëshortin është njohur në majën e malit Tomorr.

“Me bashkëshortin jam njohur në gusht, në vendin e shenjtë, por secili në hesapin e vetë” – ka treguar Gerta.

Pra gazetarja ka treguar dy versione të ndryshme, se cila është e vërteta këtë e di vetëm vetë Gera Gixhari.

Ndërkohë ajo që fansat kanë vënë në dukje është se edhe Olta, motra e Gertës ka treguar pothuajse të njëjtën histori në lidhje me njohjen me Dorin. Olta njësoj si motra, ka rrëfyer se ka rënë në dashuri me shikim të parë, madje sapo e pa ka shtangur dhe reaguar me habi.

Lajmet e fundit