spot_img
spot_img

Berisha iu përgjigjet atyre që i kërkojnë të largohet nga politika: Po ika unë, forcohet Rama

spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga politika, duke deklaruar se një vendim i tillë do të favorizonte kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hidhte hapin e parë dhe të largohej nga drejtimi i opozitës, Berisha e cilësoi këtë mundësi si absurde, duke këmbëngulur se tërheqja e tij do të sillte forcimin e kreut të qeverisë.

“Kjo nuk ndodh kurrë, është absurde. Kjo do të thotë të forcosh Edi Ramën dhe të lash dorën e tij të zezë. Lëpirësit dhe puthadorët e Ramës thonë ashtu.

Të na krahasosh ne të dy është të krahasosh ditën me natën. Tani ka një opozitë të vërtetë”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së kundërshtoi gjithashtu krahasimet mes tij dhe kryeministrit Rama, duke pretenduar se opozita e drejtuar prej tij përfaqëson një alternativë të vërtetë përballë qeverisë.

Ai nuk la hapësirë për mundësinë e tërheqjes nga politika, duke e lidhur qëndrimin e tij me kundërshtimin ndaj mazhorancës.

Lajmet e fundit