3.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berishën janë gati ta shpallin “të pavdekshëm”, për t’iu mbushur mendjen njerëzve se ai është “shpresa” e shqiptarëve

    Sali Berisha, si gjithë të tjerët, e vuan moshën.

    Aë më tepër tani, kur pretendon të vijë sërish në pushtet, edhe pse është në të 80-at.

    Ndaj dhe gjithmonë, mediat e familjes së tij, përpiqen të tregojnë se sa në formë dhe i shëndetshëm është ai.

    Madje i masin dhe kilometrat që bën.

    “5 kilometra ecje dhe 3 orë në këmbë/ Berisha shfaqet super energjik në krye të mosbindjes civile”, shkruan portali i familjes Berisha, drejtuar nga Çim Peka.

    “Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përshkuar më shumë se pesë kilometra për të qenë prezent në vendet ku po zhvillohej mosbindja e civile e opozitës, mbrëmjen e djeshme (23 dhjetor 2024).

    Marshimi i tij ka nisur fillimisht tek Rruga e Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, deri te Bashkia e Tiranës, një gjatësi rreth 700 metra një distancë që kërkon rreth 9 minuta për t’u përshkuar.

    Më pas Berisha është drejtuar për te Zogu i Zi, apo sheshi Karl Topia, duke përshkuar mes përmes sheshin ‘Skënderbej’, dhe për të vijuar përgjatë Rrugës së Durrësit. Kjo është një distancë rreth 2 kilometra, e cila kërkon një kohë jo më pak se 30 minuta për t’u përshkuar.

    Më tej, Berisha do të vijonte rrugëtimin e tij në unazë për t’u drejtuar për nga sheshi “Uillson”, një distancë rreth 2.6 kilometra dhe 38 minuta për t’u përshkuar.

    Pra, me një llogari që kemi mundur të bëjmë, Berisha, 80-vjeç, me një super energji, ka përshkuar 5.3 kilometra në këmbë për një periudhë kohore prej 1 orë e 15 minuta.

    Një distancë goxha e madhe dhe për ata persona që janë në të 20-at e tyre. Këtu në këtë llogaritje nuk kemi futur periudhën kohore të qëndrimit në këmbë, e cila përllogaritet të jete rreth2 orë e 42 minuta.

    Një performancë për t’u pasur zili e zotit Berisha, jo vetëm për moshën, por edhe për faktin se ka ndenjur 1 vit në arrest shtëpie duke u privuar nga aktiviteti fizik”, thuhet më tej në shkrim.

    Tani Berisha mund të eci nga mëngjesi në darkë rrugëve dhe mund të jetojë edhe 100 vjeç.

    Por problemi i tij nuk është mosha.

    Problemi i Berishës dhe familjes së tij, është fakti se janë të korruptuar dhe për këtë janë shpallur “non grata” dhe po përballen me disa procese gjyqësore.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit