spot_img
spot_img

Një pjatë fasule për të marrë fuqi nga protesta e së hënës….

spot_img

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka treguar në mënyrën e tij se si e ka pritur procedimin penal nga policia për bllokimin e rrugëve në protestën e opozitës.

Korreshi ka ndarë një foto ku shfaqet teksa konsumon drekën në shtëpinë e tij, një pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj.

“Pas një nate të lodhshme në komisariat si e presim lajmin e procedimit”, u shpreh Korreshi, i cili ka qëndruar në komisariat për të ndihmuar me lirimin e protestuesve të ndaluar nga policia.

Korreshi së bashku me dhjetëra deputetë dhe përfaqësues të opozitës janë proceduar nga Policia e Shtetit për bllokimin e rrugëve në kryeqytet.

Lajmet e fundit