10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Berishës ia derdh plumbin në gojë nëse tradhëton Amerikën…” – Një histori mes Berishës, Hajdarit dhe Ismail Kadaresë, në SHBA

    Robert Papa ishte gazetar i njohur afër PD në vitet ’90. Në një rrëfim të gjatë në vitin 2013 në DITA, Papa, i cili dikur ka drejtuar edhe një emision televiziv me dokumenta arkivorë të kohës së komunizmit, shkruante mbi raportet mes familjes Berisha dhe SHBA-ve:

    “Në 1996-1997 e bija e presidentit të kohës, bashkë me të shoqin, shkoi në Uashington me një bursë studimi. Ajo qe martuar në korrik në ish-vilën e Enver Hoxhës.

    Nga fundi i janarit, ajo u kthye të lindte në Tiranë. Njerez afër familjes thoshin se Berisha nuk pranonte dot që mbesa ose nipi i parë, të ishte nënshtetas amerikan. Babai i vajzës së sapolindur ishte në Uashington. Ai priste të shoqen të kthehej në SHBA, bashkë më vajzën ose vetem. Por amerikanët nuk i dhanë asaj më vizë.

    Asokohe lajmet ata i prisnin në një vilë në Dajt, ndërkohë që në Vlorë kishte nisur rebelimi, protesta anti-qeveritare, dhe Tritan Shehut i kishte ndodhur ajo që i ndodhi në Lushnjë.A kanë ndopak mirënjohje ndaj Amerikës Argita dhe bashkëshorti? Sepse nga paratë e taksapaguesve amerikanë ata jetuan, sado pak, në Uashington…”

    Fillesat e PD në Uashington

    Papa flet mbi fillesat e PD-së dhe raportet me Uashingtonin: “Pas zgjedhjeve të vitit 1991, në senatin amerikan shkon Kadareja, Azem Hajdari dhe Berisha. Për amerikanët Berisha nuk shfaqej civil dhe ishte shumë i papërqënduar në biseda.  Kadarenë e  panë si presidentin e ardhshëm, Hajdari donte kohë dhe trainim.

    Berisha e kuptoi se Kadareja e hijezoi, dhe pas kësaj do bënte çdo gjë që në Uashington të mos shoqërohej nga Kadareja por nga Pashko.

    Pashko dhe Berisha fjetën në shtëpinë e  Bytyçit në New York. Pashko gjithë natën u ndoll nëpër pabe dhe u mbyt në gotat e uiskit. Amerikanët nuk donin si kryeministër një “pijetar”. Sidoqoftë, Kadareja u spostua. Askush nuk e di se si e arriti Berisha ta anashkalonte.

    Amerikanët më pas ftuan për  një muaj Pjetër Arbnorin. Dikush e kishte propozuar për president. Por nëse Berisha iu duk i papërqendruar dhe sanguin, Arbnori  ishte flegmatik, pasiv dhe shumë i plogësht.

    Njeriu që u dha më shumë informacion amerikanëve ishte Petro Dhimitri. Ai u ftua për mbi një muaj si gazetar. Ai ua zbërtheu mirë klasën e “re” politike.

    Berisha kishte si ndihmësa: Sofokli Lazrin dhe Elez Biberajn. Me Biberajn kishte një lidhje nga Tropoja ndërsa me “eminencën gri” të Alisë, kishte mbështetjen e gruas së Lazrit, zonjen Harito.

    Unë vetë personalisht e shikoja si lider të së djathtës, dhe bashkë me të tjerë ia falnim  qenien ish-komunist, sepse shumica e komunistëve kanë qenë njerëz të ndershem. Besonim se ai mund të ndryshonte. Për ne shqiptarët, ai ishte si Leh Valesa  U duk se PD do ishte parti pro-amerikane. Nuk ishte”.

    Historia e deklaratës së Hajdarit: Ia fus plumbin në gojë…

    Papa tregon për Azem Hajdarin dhe përpjekjet e amerikanëve në fillimin e viteve ’90 për të njohur personalitetin e tij:

    “…Amerikanët e morën në një trainim të gjatë në fshatrat e Ajovës. Ishin katër të rinj, ndër ta Edmond Bushati, i cili kërkoi azil politik. Ishte dhe Eduart Selami. Azemi, kurrë nuk kishte qene komunist, nuk kishte hyrë kurrë në Bllok; nuk kishte udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk kishte lidhje krushqie as me struktura të shërbimit sekret në Jugosllavi.

    Ishte i ri, por amerikanët e donin. Xhezi Helms, ikona e senatit, për Hajdarin fliste me respekt. Kjo do ta xhelozonte Berishën.

    Hajdarit në vitin 1995 iu tha se Berisha levizte kundër linjës amerikane, në një takim ne New Jersey. Ai do deklaronte: “Nëse Berisha tradhëton çështjen tonë dhe Amerikën, unë ia derdh plumbin në gojë”. Kjo deklaratë u përcoll te Berisha, nga një punonjëse e Ambasadës Shqiptare. U bë problem atëherë sepse kjo doli në orën 1 të natës nga dhoma e hotelit kur rrinte Berisha, pasi i kishte “spiunuar” të gjithë më shumë dashuri.

    E shoqja e Berishës u mërzit aq shumë nga ajo vizitë në orë të pazakontë, sa nuk u pa thuajse fare, me liderin në ato ditë vizite në SHBA. Thuhej se qenë zënë keq. Më pas në çdo rrugetim të liderit jashtë, pyeste: Po Vjollca në ç’hotel do flerë?”.

    “Baza e PD është pro-amerikane”

    Në artikullin e 2013, gazetari që ka kaluar shumë vite të jetës së tij në SHBA, shtron disa herë pyetjen: “Kujt i intereson që PD-ja të dalë kundër SHBA-së, kur dihet se baza e saj është pro-amerikane me zemër?”. Ai jep një tjetër panoramë të raporteve mes PD dhe SHBA nga ato që i paraqiteshin publikut:

    Basha donte ta grackonte ambasadorin amerikan duke e futur ne zyrat e SHQUP-it kur PD sapo kishte hyrë në to. Ai është habitur kur ka hipur nga një deriçkë në cep të godinës. Pastaj, nga holli si han, ka hyrë në një korridor te errët ku vjen era urinë dhe mes ca dyerve me duroalumin ka hyrë në zyrën e Zerina Kukes. Një zyrë që ka aq shumë lagështi, myk, zymtësi. 2 milionë euro reklama kanë dalë nga ajo zyrë.

    Basha improvizoi një zyrë takimi, por ambasadori do ketë qeshur me vete kur ka parë këto zyra pa kuptim e atë ndërtesë që nuk i shkon aspak një selie partie. Në raportet e tij, njofton Uashingtonin se i “ikuri” dhe taborri i tij po nxjerrin sërish ndjenjat e tyre anti-amerikane si më 1995.

    Dikur Klinton dhe Senati, do i quante rrugeçër, paranojakët anti-demokratikë, anti-amerikane dhe anti-perëndimorë. Charls Uollsh, kreu i Agjencisë së Informacionit (por me gjasa shefi i CIA-s në Tiranë), dy herë personalisht ka shoqëruar në Rinas, Zef Brozin dhe Eduart Selamin, nga frika se do i ndalonin të dilnin nga Shqipëria.

    Uollsh do siguronte strehim në SHBA edhe per guvernatorin Bankës Kombëtare, Kristaq Lunikun, pasi ai pranoi të depononte për gjithçka që dinte nga transaksionet e Berishës si me një Bankë Arabe, por edhe për vjedhjet e mëdha me firmat Piramidale. Uollsh do përdorte Gramoz Pashkon në tryezat e organizuara nga departamenti, sa herë duhej që zyrtarët amerikanë ta dëgjonin nga goja e Pashkos se: “Berisha është i çmendur dhe kriminel”.

    Në ndihmë të Pashkos dhe kundër “diktatorit komunist” do ftohej Geri Kokalari, Eduart Selami, Zef Brozi, Sami Rrepishti, Nikolla Pano, Elez Biberaj dhe Janush Bugajksi”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit