15.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bleona i “djeg” fotot me Donald Trump, Belind Këlliçit

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti, ka postuar së fundmi një foto me ish-presidentin Donald Trump.

    Kandidati për president dhe këngëtarja janë takuar gjatë një eventi me shqiptarët në Michigan, ku Bleona i ka ftuar të votojnë për kandidatin republikan.

    “Në Michigan, diaspora shqiptare ka luajtur një rol vendimtar, por vitet e fundit shumë prej tyre janë ndjerë të përjashtuar nga drejtimi që po merr vendi. Pikërisht kjo dëshirë për një udhëheqje të guximshme dhe parimore ka shtyrë mbështetjen tonë të palëkundur për Presidentin,” shkruan Bleona në postimin e saj.

    Pak ditë më parë, Belind Këlliçi postoi gjithashtu një foto me Donald Trump përpara një takimi elektoral të kandidatit republican, me sfond dhe pozicioni të ngjashëm me fotot që ka bërë Bleona me Donald Trump.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit