Çiljeta Xhilaga dhe partneri i saj, portieri Alban Hoxha, janë duke menduar seriozisht për të shtuar një tjetër anëtar në familje. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Goca dhe Gra,” Çiljeta tregoi hapur për planet e saj dhe të Albanit, duke e lënë të nënkuptohet se ardhja e një fëmije është një dëshirë që po konsiderohet nga çifti.
Gjatë bisedës, këngëtarja pranoi se ata kanë menduar edhe për martesën, por momentalisht përparësi ka vetëm një gjë: një tjetër vogëlush ose vogëlushe, për të ndriçuar jetën e tyre.
“Fustanin e nusërisë e kemi menduar për të ardhmen. Por tani për tani, synimi është të bëjmë një bebe,” – u shpreh Çiljeta, duke konfirmuar se edhe pse martesa është një mundësi, zgjerimi i familjes është plani kryesor.
Çiljeta dhe Albani janë gjithashtu prindër të Fernandos dhe Bekos. Ferndando është djali i Çiljetës, ndërsa Beko, i Albanit me gruan e tij të ndjerë. Këngëtarja ka treguar shpesh se i ka rritur të dy djemtë pa dallime dhe se i konsideron të dy drita të jetës së saj.