Deputetja demokrate, Flutura Açka i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ndërruar komision, ndërsa thotë se Gazment Bardhi dhe shpura e tij i kanë bërë shantazhe dhe intimidime.
Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali, deputetja thotë se kërkon që të largohet nga Komisioni i Medias dhe të shkojë tek i Ligjeve.
“Ne seancën e datës 27.07.2024, ne shkelje te Rregullores se Parlamentit, është votuar një kërkesë personale e drejtuesit te Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për të më emëruar forcërisht anëtare e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, pas shantazheve te vazhdueshme te hapura dhe të fshehta të tij dhe të një shpure të vogël rreth tij, intimidime politike dhe personale, kundër rolit tim si Kryetare e Komisionit për Edukim dhe Mjetet Publik, gjë që më shtynë të jap dorëheqjen, e votuar kjo më datë 16.07.2024 nga Kuvend i Republikës së Shqipërisë.
Pra, prej datës 26.07.2024 unë kam qenë deputete jashtë grupeve parlamentare, dhe ne përputhje me Rregulloren e Parlamentit të Shqipërisë, është në zgjedhjen time personale se në cilin komision parlamentar dëshiroj të kontribuoj.
Ne këto kushte, do të dëshiroja të merrja pjesë si anëtare e:
Komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut, si një komision qe përfshin dhe përpunon çështje te interesit tim politik, publik dhe personal”, thuhet në kërkesë.