4.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edhe për Big Brother fajin e ka Edi Rama, sipas Sonilës

    Sonila Meço edhe fajin për “çmëndjen” e shqiptarëve për Big Brother, ia vesh Qeverisë, pra Edi Ramës.

    Sipas saj, nuk e ka fajin shikuesi injorant dhe televizioni, por Qeveria që toleron abuzuesit dhe i kënaq njerëzit me cirk.

    Shkrimi i Sonilës

    Rrjeti, në disa prej llogarive sociale të revistave dhe tabloidëve të njohur amerikanë po zien në debate, fyerje, protestë e thirrje për ndryshim skenari pas publikimit të një fotoje nga skena e xhirimeve të aktorëve në rol filmik.

    Carrie Bradshaë (luajtur nga Sarah Jessica Parker) shfaqet dorë për dore me ish-in e saj në serialin dhe më pas dy filmat Sex and the City, Aidan Shaë (luajtur nga John Corbett). Prej dy vitesh producentja dhe aktorja Sarah Jessica Parker po prodhon seritë e reja të jetës pas të 50-ave të mikeshave më të komentuara të Neë York-ut në një tjetër serial me titull “And Just Like That”. Pra jemi në kinematografi, jo jetë reale, në rol të një seriali që ka nisur me mikeshat që në të 30-at.

    Por publiku ka shpërthyer i indinjuar, që personazhi Aiden (kujdes është rol, fiction, asgjë e vërtetë) është rikthyer në lidhje me Carrie-n (kujdes është rol, fiction, asgjë e vërtetë), e cila në seritë e dikurshme e kish lënë dy herë për t’u martuar me burrin me të cilin e tradhëtoi (Mr. Big) dhe Aiden qe martuar e kish krijuar një familje me tre fëmijë.

    Mijëra komente, qindra mijra pëlqime e mospëlqime, diskutime e deri acarime mes komentuesve, që nuk pranojnë dot këtë lidhje, duke u keqardhur për Aiden e duke “coptuar” Carrie-n si të padenjë, shumë të ulët dhe manipulatore e pashpirt, që prish familje të shëndetshme.

    Dhe e gjithë kjo “zierje” e rrjetit bëhet në anglisht, nga publik i gjerë prej çdo vendi të botës duke paralajmëruar edhe bojkot të serialit kur të dalë në transmetim si shenjë proteste ndaj skenarit që rilidh dy ish-ët.

    Ndërkohë, në shumë telenovela e reality me skenarë të imponuar nuk kanë munguar rastet kur aktorët janë sulmuar, fyer e dhunuar nga fansat e programeve, që nuk po dinë të zhbëjnë mjegullën cerebrale mes realitetit dhe shoë-t.

    E pra nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në reagimin e publikut në rrjet mbi zhvillimet në BBVIP.

    Fenomeni është i njohur, po aq sa edhe ecuria e formateve, që nisën si eksperimente sociale për t’u trajtuar nga profesionistë, sociologë, psikologë, gazetarë, psikiatër, specialistë komunikimi e përfunduan në degradimin e qenies njerëzore duke ndërhyrë me kontrolle dëmi, zgjidhje drastike, kërkesa për kontrolle, skualifikime, përballje të konkurentëve me publikun si ato të mishit të gjakosur me peshkaqenët e uritur.

    Aty ku problemet, hallet, varfëria shpirtërore, degradimi kulturor dhe arsimor, çekuilibri vleror i shoqërisë “lulëzojnë”, nevoja për “arrati” në skenarë telenovelash e shoë-sh televizivë është edhe më e madhe, deri në mbathjen e këpucëve të protagonistëve duke përjetuar dramat e tyre në lëkurë.

    E gjitha ndodh, sepse shkatërrimi i mekanizmave kulturorë e mbrojtjes së dinjitetit ka “rrjepur” logjikën dhe arsyen për të lënë zbuluar instiktin, reagimin natyral ndaj stimujve në kushte ekzistenciale.

    E lehtë të shënjestrosh publikun “injorant”, apo të kryqëzosh median “e pacipë”, por në thelb këtë “cirk” me ndjenjat dhe përjetimet tona e kemi pasojë të “nënshtrimit” të lehtë ndaj pushteteve abuzuese, të çdo lloji si shoqëri.

    E derisa shumica reagon kështu, pa kuptuar rëndësinë e ngjarjeve, dallimin mes realitetit dhe shoë-t, me lehtësinë e papërballueshme të manipulimit, duke relativizuar të keqen e mahnitur prej skandaleve, duke prodhuar “heronj” ku s’ka beteja të denja, duke linçuar atje ku s’ka interes publik, duke veneruar aty ku prodhohet degradimi i saj, shpjegimi do të gjendet tek “kockat” e parritura të rezistencës. Herët, shumë më herët se sot.

    Njerëz të përfshirë nga marrëzia do të ketë gjithmonë, rrjeti s’ka kritere për ta. Ja hyni e lexoni nëse dini anglisht në faqet sociale të revistave e tabloidëve amerikanë dhe do të shihni se sa shumë po debatohet gjer në degradim mbi dy personazhe filmi si të ishin të vërtetë. Me gjasë do të bëjnë edhe ndonjë protestë.

    Por kjo nuk prish rendin e gjërave në ato shoqëri, ku e drejta për një jetë dinjitoze u lejon të ndërrojnë qeveri, të marrin drejtësi, të protestojnë e ndryshojnë gjërat për mirë.

    Këtu është dallimi kryesor, zhbërja e frikshme e “kockës” reaguese, tolerimi i abuzuesit, që të lë pa bukë, pa punë, pa dinjitet, por të ngop me “cirk”.

    Sepse evoluimi shoqëror nuk ka mundur dot të ndërtojë qytetarì të fortë, por na çoi nga prapambetja në dekadencë. Edhe pa demokraci në mes. Të paktën këtë të fundit amerikanët e ndërtuan.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit