11.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetarja e Top Channel denoncon Anila Denajn: Kërcënon me shkarkim motrën time nga puna për shkakun tim

    Gazetarja Rudina Muça ka denoncuar ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denajn, se po e kërcënon me shkarkimin e motrës së gazetares nga puna, pasi ajo punon në një dikaster të ministrisë.

    Gazetarja thotë se shantazhi i ministres vjen ngaqë ka denoncuar se ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka kryer vaksinën kundër brucelozës edhe pse këto vaksina ka kushtuar 1.7 mln euro.

    Reagimi i gazetares:

    Unë, puna si gazetare dhe familja ime

    Prej gati 7 vitesh punoj si gazetare pranë Departamentit të Lajmeve në Top Channel, ku mbuloj sektorin e sigurisë ushqimore dhe bujqësisë. Në këto vite jam përpjekur që si gazetare t’i ngjaj sime motre edhe pse ajo merej me një tjetër sektor, atë të kronikës së zezë. Por një gjë e kemi pas të përbashkët kurrë nuk kemi bërë kompromis para të vërtetës. Silvana është ime motër, dhe prej katër vitesh punon pranë AKVM, si specialiste, drejtori kjo e MBZHR, në këto vite secila nga ne ka bërë punon e vet pa ndërhy tek njëra-tjetra. Dhe këto quhen norma, që ti nuk i njeh. Por ja që lajmi im të ka shqetësuar keqazi, Anila Denaj, ti kërkon fajësosh time motër se përse unë kam informuar publikun se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka kryer vaksinën kundër brucelozës edhe pse këto vaksina ka kushtuar 1.7 mln euro.

    Anila Denaj po bën një sjellje të pazakonte ndaj gazetarë duke më bërë presion që do më shkarkojë motrën nga puna, madje ka guxuar aq shumë sa i ka kërkuar dorëheqjen në mes të një mbledhje prej gati dhjetra personash, kështu ti kërkon që unë të hesh para këtij skandali? E ke gabim!. Anila Denaj, dështimet e tua mos mi faturo mua, unë në këto vite kam mbyllur fabrika që prodhonin vaj ulliri të falsifikuar, kompani që tregtonin ujë me fekale, kam luftuar kundra kontrabandistëve që fusin kimikate bujqësore të rrezikshme, jam përballuar me pronarët e fabrikave që përpunojnë mishin me salmonelë, dhe sigurisht kam qenë përkrah cdo fermeri që do tokën dhe puth duart atij që ende rri e prodhon edhe pse është i pambështetur, edhe pse ende si ke dhënë naftën e Skemës Kombëtare, të vitit 2024, sepse ti nuk di.

    Kam një emision timin po në Top Channel “Bagëti e Bujqësi” një hapësirë televizive që i kushtohet vetëm jetës së fermerit. Ndërsa ju jeni askush para gjithë kësaj histori je një ministër i radhës që cdo ditë ke ndonjë skandal të rid he që kërkon ta fshehësh, shiko unë nuk merem me Anila Denaj, por me ministren, nuk të njoh dhe të jesh e sigurtë që kurrë sdo të ishe pjesë e jetës sime sociale sepse nuk preferoj të kem në listën time njerëz si ti të vegjel, të dështuar dhe pa norma. AnilDenaj e di që je mësuar që të gjithë të të bindën ashtu sic berë i afërmi yt që theu arrestit e shtëpisë për të marrë pjesë në fushatën tënde elektorale në Kuc të Vlorës. Shihemi në lajme të tjera, dhe ime motër do vazhdoj të bëj punën e saj, ndërsa ti do të më shërbesh mua me informacion sepse ta kërkon ligji të më japësh llogari për çdo gabim në atë ministri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit