Në dosjen penale që Byroja Kombëtare e Hetimit, ka hartuar e dorëzuar te treshja e prokurorëve të SPAK, Atin Dumani, Arben Kraja e Sotir Kllapi për pasuritë e çiftit Meta-Kryemadhi, është dhe një biznes i tyre specifik për të realizuar qëllimin që ata kanë pasur.
Bëhet fjalë për kompaninë “HAZAAR Sh.p.k” me qendër në Tiranë, të cilën çifti i pandehur Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, kanë regjistruar në emër të dy fëmijëve Besar Metaj e Bora Metaj, në ortakëri me nga 50% kapitale në vlerë totale 100 mijë lekë.
Këtë biznes, ata e kanë krijuar 1 vit më parë, konkretisht në datën 13 nëntor 2023, që sipas dosjes hetimore të SPAK, i përket periudhës 5 muaj para se Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, të merreshin të pandehur për korrupsion, pastrim parash, lobime, fshehje të pasurive të paligjshme e shpenzime mijëra Euro për trajtime mjekësore estetike.
Kjo kompani e regjistuar në emër të Besar Ilir Metaj e Bora Ilir Metaj, ka si objekt shërbimin e marketingut dhe promovimit të pasurive të paluajtshme, agjencive imobilare, studiove projektuese inxhinierike, arkitekturore dhe topografike, studiove ligjore e zyrave noteriale.
Veprimtaria tjetër e tyre, është në fushën e ndërtimit, transaksioneve financiare, vlerësimit e shitjes së pasurive të paluajtshme, marketimit dhe institucioneve financiare për dhënie të kredive hipotekore, aktivitete jo banka dhe shoqërive kursim- krediti, agjenci imobiliare dhe çdo veprimtari për ndërmjetësim e tjetërsim kombëtar dhe ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme.
Sipas të dhënave, që “Pamfleti” ka siguruar nga burime konfidenciale brenda BKH-së e të pa publikuara deri më tani, rezulton se në dosjen hetimore, dy fëmijët e çiftit Meta-Kryemadhi, me kompaninë e tyre “HAZAAR Sh.p.k”, kanë kryer aktivitet në fushën e ndërtimit si financues potencial prapa-veprues, në objekte të ndërtuara nga kompanitë “Agi Kons Sh.p.k”, “S&D Invest” e resortet e oligarkut Gentian Sula në Lalz dhe Himarë.
Të njëjtën gjë, kanë bërë në kompaninë “Rinia-04 Sh,p.k” dhe resortin “Drymadhes Dream Sh.p.k” e në pallatet që ndërton trafikanti Julian Morina; në objektet ndërtuara nga kompania “Salillari”, “Gener 2” e ndërtues të tjerë.
Ndërsa në fushën e transaksioneve financiare e dhënieve të kredive në trajtë fajdesh, rezulton se kompania “HAZAAR Sh.p.k” e dy fëmijëve të çiftit Metaj-Kryemadhi, ka kryer depozitime e qarkullim fondesh me transaksione jashtë Shqipërisë e financime firmash ndërtimi dhe agro-përpunuese ushqimore brenda vendit, nëpërmjet agjencive jo banka “Besa” e “IuteCredit”.
Nga gjurmimi i aktivitetit të kësaj kompanie, rezulton se në muajt dhjetor 2023- gusht 2024, dy fëmijët e çiftit Meta-Kryemadhi, kanë futur në treg 92 toka, troje, apartamente e njësi tregtare dhe kanë transferuar jashtë Shqipërisë 19 milionë Euro; ndërsa 14 milionë Euro i kanë dhënë me fajde në firma ndërtimi brenda vendit, si gjoja kredi jo bankare maskuar pas zyrash financuese.
Saktësojmë, se kompania “HAZAAR Sh.p.k” e Besar dhe Bora Metaj, ndodhet në një mjedis me zyra tregtare, me sipërfaqe 205 m2 pronë e tyre, ku çmimi është 2200 m2, në katin e dytë te pallatit “Diamond Nr.1” te rruga “Jul Variboba” në Njësinë Administrative nr. 2-Tiranë.
Ky pallat i përket grupit “Morina” të trafikantit Lul Morina, pronari i hotelit “Radison” të Liqeni i Thatë-Tranë, ku Ilir Metaj fjeti 7 muaj falas pas divorcit me Monikën deri ditën e arrestimit.
Sipas bilancit të deklaruar në Ekstratin e QKB deri më 7 tetor 2024, rezulton se kompania “HAZAAR Sh.p.k” e Besar e Bora Metaj, ka kryer 2100 Euro shpenzime dhe nuk ka as 1 qindarkë fitim, fakt që është hetuar e po vijon te hetohet nga SPAK/Pamfleti